Presidenti i Kluzhit konfirmon se Krasniqi është pranë largimit

Sporti

Presidenti i Kluzhit konfirmon se Krasniqi është pranë largimit

Më: 27 gusht 2023 Në ora: 18:44
Ermal Krasniqi

Largimi i Ermal Krasniqit nga skuadra romune Kluzh duket se është çështje e kryer tashmë.

Kështu ka bërë të ditur presidenti i skuadrës, Nelu Varga i cili ka thënë se për lojtarin kanë arritur tri oferta shumë serioze.

Varga ka treguar se ka tre oferta për Krasniqin, një nga Franca, një nga Gjermania dhe një nga Italia. Krasniqi raportohej se kërkohet nga Bordeaux, i cili luan në Ligue 2 franceze, ku luan edhe Alexi Pitu.

“Kemi tre oferta për Krasniqin për momentin. Një nga Franca, një tjetër nga Gjermania dhe një tjetër nga Italia. Largohet 99% për një shumë mbi 5 milionë euro. Negociatat janë avancuar, ai është një lojtar shumë i mirë, top” , ka zbuluar Nelu Varga për ‘iAMsport.ro’.

Nëse sulmuesi kosovar largohet për të paktën 5 milionë euro, siç pretendon Nelu Varga, do të jetë transferimi më i shtrenjtë i verës në Ligën 1.

Deri më tani, rekordin e kësaj vere e mbante Adrian Mazilu , për të cilin Brighton i pagoi Faralut rreth 3 milionë euro.

Do të ishte gjithashtu një nga transferimet më të shtrenjta të viteve të fundit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat