Problemet e karatesë dhe shumica e pikave të kontestuara nga përfaqësuesit e MKRS-së

Sporti

Problemet e karatesë dhe shumica e pikave të kontestuara nga përfaqësuesit e MKRS-së

Nga: K. Goca Më: 30 gusht 2023 Në ora: 14:32
Logo e FKK-së

Problemet e karatesë dhe shumica e pikave të kontestuara nga përfaqësuesit e Ministrisë, Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës, që monitoruan Kuvendin e jashtëzakonshëm Zgjedhor të Federatës së Karatesë së Kosovës, që u mbajt me 4 korrik të vitit 2023.

Dy përfaqësues të MKRS ishin aty dhe shumica e pikave u kontestuan.

“Po, janë kontestuar shumica e pikave por ata përkundër që u kontestuan shumica e pikave të rendit, ata vazhduan me mbajtjen e kuvendit.

Monitoruesit e MKRS thoshin se kjo nuk bën, ata i grahnin”, tha një burim që ishte brenda këtij kuvendi!

Tash shtrohet pyetja: Të mirë apo të padëshiruar këta të MKRS që monitoruan kuvendin, këta janë shteti, kur shteti thotë nuk e ke mirë dhe vepron në kundërshtim me shtetin, kah po shkoni atëherë?

MKRS është ajo që e licencon dhe fundja më e keqja edhe ta merr licencën, si do veproni kur nuk i zbatoni procedurat si e kërkon rendi e rregulli!

Buxheti ndahet nga MKRS për federatë! Si do të merrni buxhetin  nëse ka pas shkelje të statutit? 

Ky kuvend ende nuk është njohur nga MKRS, kështu janë informacionet e fundit! 

Këta burrat e karatesë, duhet të mendojnë të ardhmen sepse nëse nuk shkon siç mendojnë ata, ne i grahim pavarësisht se monitoruesit e MKRS kontestojnë shumicën e pikave. Ju i grahni, po si federatë ku do ta merrni lekun.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat