Rasti i Hana Beiqit dhe heshtja e Federatës së Notit të Kosovës 

Sporti

Rasti i Hana Beiqit dhe heshtja e Federatës së Notit të Kosovës 

Nga: K. Goca Më: 30 gusht 2023 Në ora: 14:50
Hana Beiqi

Federata e Notit e Kosovës është federatë që përbëhet nga klubet apo është në shërbim të klubeve!

Ka kohë që bëhet zhurmë për Hana Beiqin, që vlerësohet notarja më e mirë në Kosovë.

Deri më tash asnjë fjalë nuk u tha për talenten të paktën  publikisht nga Federata e Notit e Notit e Kosovës, pse Hana ka mbetur jashtë listës për Lojërat Evropiane.

Dikush tha bile le të thonë se selektori nuk e ka pa të arsyeshme që të jetë pjesë e listës! 

Po si të thuhet ashtu, kur është garuesja më e mirë e notit!

Të paktën një fjalë ta thonë, jo dy, se dy fjalë janë të gjatë mi shkruar Federata e Notit e Kosovës! Veç një fjalë: E meriton apo nuk e meriton Hana Beiqi! 

Astrit Haliti nuk është kryetar i Federatës së Notit të Kosovës, kjo dihet botërisht.

Astrit Haitit nuk ka çka flet e as çka ankohet, nëse mendon që është ende kryetar pse atëherë zotëri Astriti nuk e futi Hanën në listë!

Federata heshtin në rastin Hana!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat