Media serbe në siklet: Komiteti Olimpik i Serbisë është i tmerruar nga Albin Kurti dhe vendimi i fundit

Sporti

Media serbe në siklet: Komiteti Olimpik i Serbisë është i tmerruar nga Albin Kurti dhe vendimi i fundit

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 8 shtator 2023 Në ora: 21:12
Kryeministri Albin Kurti sot në mes të delegacionit të Kosovës

Serbia sot ka marrë një flakaresh të fuqishëm në rrafshin ndërkombëtar. 

Serbia sot kapitulloi në tërësi në Kretë të Greqisë, duke mos arritur që të bllokojë votimin e Asamblesë së përgjithshme të Komitetit Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare (ICMG), ku Kosovës i besohet organizimi i Lojërave Mesdhetar “Prishtina 2030”.

Media serbe “Veçernj Novosti” e ka pranuar humbjen dhe shkruan me mllef.  

”Një skandal i madh ka ndodhur në sportin europian.

Komiteti Olimpik i Serbisë është i tmerruar nga Albin Kurti dhe vendimi i fundit.

Sot, 8 shtator 2023, në Asamblenë e Komitetit Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare (ICMI), e cila u mbajt në Heraklion të Greqisë, pavarësisht kundërshtimeve të forta të Serbisë, por edhe kundër të gjitha rregullave dhe postulateve të organizatave ndërkombëtare sportive, që promovojnë mosndërhyrjen e politikës dhe sportit, Prishtina është votuar si nikoqire e Lojërave Mesdhetare 2030.

Në Kuvendin e sotëm pa lajmërim paraprak për delegatët është paraqitur dhe ka folur Albin Kurti. Komiteti Olimpik i Serbisë ka reaguar më ashpër ndaj kryeministrit të Kosovës dhe insistoi që vendimi për pritjen e Lojërave Mesdhetare 2030 të merret pas Lojërave Olimpike të vitit 2024, gjë që është praktikë në këto raste. Kryesia e ICMI-së refuzoi ta votojë këtë propozim të Serbisë dhe kështu delegatët i vuri para një fakti të kryer.

Pavarësisht se kandidatët e tjerë u tërhoqën dhe përkundër presionit të madh për të marrë vendimin unanimisht, organizimi i Lojërave Mesdhetare u dha, por me kundërshtim të fortë nga përfaqësuesit e Komitetit Olimpik të Serbisë, me tetë vota kundër”, shkarravit ky medium serb, satelit i Qeverisë së Serbisë.

Mediumi serb në asnjë formë nuk e thekson rezultatin e votimeve, 55 pro Kosovës, tre abstenime dhe 8 kundër, sepse nuk mund ta përtypin këtë kapitullim në Kretë në përballje me Kosovën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat