Kryeministri Kurti viziton ekipin e Kosovës në Heraklion të Greqisë

Sporti

Kryeministri Kurti viziton ekipin e Kosovës në Heraklion të Greqisë

Më: 9 shtator 2023 Në ora: 19:33
Kurti viziton ekipin e Kosovës

Kryeministri Albin Kurti ka vizituar ekipin e Kosovës që ndodhet në Heraklion të Greqisë, për Lojërat Mesdhetare në Rërë.

Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) publikoi një fotografi nga vizita e Kurtit në kampin e “Dardanëve”.

Kombëtarja e Kosovës në hendboll në rërë zhvilloi sot ndeshjen e parë në Lojërat Mesdhetare.

Kosova pësoi humbje ndaj Italisë, teksa nesër do të përballet me Kroacinë dhe Qipron.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat