Hapen Lojërat Mesdhetare, parakalojnë sportistët e Kosovës

Sporti

Hapen Lojërat Mesdhetare, parakalojnë sportistët e Kosovës

Më: 10 shtator 2023 Në ora: 13:18
Parakalojnë sportistët e Kosovës

Janë hapur zyrtarisht Lojërat Mesdhetare në Rërë Heraklion 2023, të cilat do të mbahen deri më 16 shtator 2023 në Heraklionin e Kretës së Greqisë.

Në parakalimin e ekipit tonë, prej 26 sportistëve, trajnerëve dhe zyrtarëve, flamurmbajtës ishin Yllka Jashari (volejboll në rërë) dhe Bardh Rexha (basketboll 3X3).

Të pranishëm ishin Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ministrat Hekuran Murati e Elbert Krasniqi, zëvendësministrja e MKRS-së, Daulina Osmani, Presidenti i KOK-ut, Ismet Krasniqi, kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama, të cilët ndodhen në Heraklion, pas marrjes së organizimit për të mirëpritur Lojërat Mesdhetare Prishtina 2030.

Lojërat u hapën nga presidenti i Komitetit Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare, Davide Tizzano.

Kosova në Heraklion 2023 po paraqitet me sportet e hendbollit në rërë, volejbollit në rërë, basketbollit 3X3, notit në ujëra të hapura dhe karate në kata.

Ekipi i basketbollit 3X3 (meshkujt), luajnë ndaj Maqedonisë së Veriut (18:00), Kroacisë (18:50), ndërsa vajzat luajnë ndaj Tunizisë (20:05).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat