Pritshmëri të mëdha

Sporti

Pritshmëri të mëdha

Më: 15 shtator 2023 Në ora: 18:15
Sahit Prizreni

Kampionati Botëror i Mundjes për të rritur është aktiviteti më i rëndësishëm për Federatën Shqiptare të këtij sporti. Jo vetëm tek Zelimkan Abakarov dhe Islam Dudaev, por tek të gjithë sportistët kuqezi pritshmëritë janë të mëdha.

Të paktën këtë deklaron për Radio Televizionin Shqiptar, presidenti i Federatës Shqiptare të Mundjes, Sahit Prizreni

"Pretendimet tona janë me dy djemtë tanë që pretendohet për medalje, apo për normë olimpike.

Por jo më pak presim nga Parisi, Sina, Kupi, apo dhe e vetmja femër që kemi në këtë Botëror, Drazhi, e cila në Kampionatin e fundit ka bërë realisht një paraqitje të shkëlqyer.

Kështu që pritshmëritë tona janë të mëdha nga të gjashtë anëtarët e ekipit tonë kombëtar", thotë Sahit Prizreni për RTSH.

Një vit më parë mundja shqiptare u shpall Kampion Bote me Zelimkan Abakarov në Beograd. Por çfarë do të thotë për mundjen kuqezi të triumfosh mes Beogradit dhe ta kërkosh të njëjtën gjë edhe sivjet?

"Të bësh mundje mes Beogradit është një emocion të cilin unë e kam përjetuar dhe vjet ku Shqipëria nëpërmjet Zelimit bëri historinë duke u shpallur Kampion Bote. E ne shkojmë atje për të përsëritur historinë", tregon i pari i mundjes shqiptare.

Kampionati Botëror i Mundjes nis të shtunën për të përfunduar të dielën e ardhshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat