Shqipëria, dy sportistë në “Paris 2024”?

Sporti

Shqipëria, dy sportistë në “Paris 2024”?

Më: 20 shtator 2023 Në ora: 14:35
Foto ilustrim

Zelimkan Abakarov në mundje dhe Luiza Gega në atletikë janë të vetmit sportistë shqiptarë, të cilët kanë plotësuar normën e kualifikimit për në Lojërat Olimpike.

Bëhet fjalë për “Paris 2024”, ndërsa Abakarov me medaljen e bronztë të hënën në Kampionatin Botëror të Beogradit ishte në pesëshen e parë të peshës 57 kilogram në mundjen e lirë.

Ndërkohë Luiza Gega përfitoi nga Kampionati Ballkanik për të realizuar normën e saj të shkuarjes në Lojërat Olimpike.

Vijon të bëjë progres dhe duket se është pranë normës së kualifikimit gjimnasti Matvei Petrov, por ajo që po dështon peshëngritja.

Në Botërorin e fundit në Indonezi, në peshën deri në 81 kilogram, Briken Calja dhe Erkand Qerimaj nuk shkuan më shumë se sa vendi i shtatë e tetë.

Që do të thotë se duhet të presin deri vitin e ardhshëm në Kampionatin Europian për të shpresuar që t’i kemi me normë kualifikimi në Lojërat Olimpike në të fundit edicion që peshëngritja do të jetë si disiplinë sportive.

Sepse që nga “Los Anxhelos 2028”, peshëngritja nuk do të jetë më në konkurrim, atje ku mund të kenë të njëjtin fat dhe boksi apo mundja, gjë që mbetet për t’u shqyrtuar.

Sakaq në sporte si qitja, noti, xhudo gjithçka ka për të ndodhur me ftesë. E në këtë mënyrë, sot Shqipëria olimpike është vetëm me dy sportistë të kualifikuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat