KOK-u në Bruksel

Sporti

KOK-u në Bruksel

Më: 22 shtator 2023 Në ora: 21:27
Pamje nga takimi

Për tri ditë me radhë, në qytetin Louvain-La-Neuve të Belgjikës, po mbahet kursi i avansuar evropian për administratorë të sportit S2ABC, të cilin krahas 30 vendeve të Evropës, po e vijojnë edhe pjesëmarrës nga Kosova.

KOK-un në Bruksel po e përfaqëson drejtori për financa, Endrit Syla, ndërsa nga federatat tona sportive janë edhe: Artina Hasani e Granit Rugova (basketboll), Valon Nikçi (volejboll) dhe Gresa Bakraqi (atletikë).

Kursi organizohet nga organizata ndërkombëtare EOSE, ndërsa po financohet nga programi i Bashkimit Evropian: “Shkëmbimi dhe mobiliteti në sport”.

Temat kryesore të programit janë: Menaxhimi i projekteve, financat dhe burimet njerëzore.

Dy modulet e ardhshme mbahen në nëntor dhe dhjetor, ndërsa diplomimi do të bëhet në Kosovë, gjatë muajit mars 2024.

Gjate kursit u realizua vizita në Parlamentin Evropian, ku u zhvillua takimi me komisionin për sport dhe programet Erasmus +. Po ashtu, u zhvillua edhe vizita në Komitetin Olimpik të Belgjikës, ku u pritën nga presidenti, Jean Michel Saive dhe menaxheri për marrëdhënie ndërkombëtare, Mathias Van Boelen.

Në emër të drejtuesve të KOK-ut, presidentit Ismet Krasniqi dhe sekretarit të përgjithshëm, Besim Aliti, drejtori për financa, Syla, ndau dhurata për presidentin e KO të Belgjikës, Saive.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat