Amar Maxhuni, sportist i trefishtë 

Sporti

Amar Maxhuni, sportist i trefishtë 

Nga: K. Goca Më: 29 shtator 2023 Në ora: 16:07
Amar dhe Gazmend Maxhuni

Kosova është një gurrë e pashtershme e talenteve.

Një emër që po vjen dhe që premton është Amar Maxhuni.

Veçori e këtij talenti është që merret me tre sporte, me atletikë, futboll dhe triathlon.

Ka përkrahjen e madhe të prindit të tij, Gazmendi Maxhuni.

Është futbollist i talentuar i 2 Korrikut të Prishtinës dhe luan në pozitën mbrojtës anësor.  

Të dielën që e lamë pas mori pjesë në maratonën “Prishtina 2023” përkatësisht në disiplinën 5 kilometra duke u renditur në pozitën e katërt me kohë 17 minuta e 48 sekonda.

Karakteristikë e 14-vjeçarit është se në atletikë vrapon në 800 metra dhe ka kohën 2 minuta e 9 sekonda,

Po ashtu është edhe triahtlet që po shkëlqen edhe në garat e triathlonit, si në gara vendore dhe ndërkombëtare.

Synimet e Amarit janë që në tre sporte të arrijë rezultate të lakmueshme.

Amari punon me përkushtim në tre sporte, me kushte shumë të mira.

“Amari është i mishëruar në sporte dhe merret me tre sporte, që si prind e mbështeti vazhdimisht me synime që të jetë në nivelin më të lartë dhe nj sportist shembullor e shembull për të tjerët”, tha Gazmendi për gazetën “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat