Curri: Atmosfera është shumë e mirë para Kampionatit Botëror

Sporti

Curri: Atmosfera është shumë e mirë para Kampionatit Botëror

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 14 tetor 2023 Në ora: 16:41
Isak Curri

Atmosferë e shkëlqyeshme në mesin e garuesve në kampin e Gjakovës, që po përgatiten për Kampionatin Botëror të karatesë, që do të mbahet në Budapest të Hungarisë ( 23-29 tetor, 2023).

Selektori i kombëtares së Kosovës, Muhamet Rexhepi dhe trajneri Isak Curri, punojnë me përkushtim me garuesit me qëllim që të janë gati para sfidës së madhe.

Edhe një javë është Kampionati Botëror, ndërsa Curri thotë se gjithçka është gati.   

“Atmosfera është shumë më e mirë se sa kemi pritur, ushtrimet janë dy herë në dit tekniko - taktike dhe fizike.

Atmosfera e punës para Botërorit po përcjellët me seriozitet dhe disiplinë që po udhëhiqen nga selektori Muhamet Rexhepi, shpresojmë që me ketë përgatitje intensive qe po bëhet në ketë Kamp, sportistet tanë elitar do të kanë një paraqitje të shkëlqyeshme në botëror në individualë dhe ekipore”, thotë Curri për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Kampionati Ballkanik i ka shërbyer jashtëzakonisht shumë trajnerëve dhe garuesve, që të shohin formën para Kampionatit Botëror. 

“Mbase ballkanikut që kishim në Tiranë, ne veç jemi duke i përmirësuar gabimet teknike kur dihet që shumica e sportistëve tanë elitar ka me shumë se një vit që janë jashtë arenave ndërkombëtare e që i penalizon karshi kundërshtarëve që janë plotë aktivitete zyrtare dhe turne të ndryshme të nivelit ndërkombëtar”, ka përfunduar Curri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat