Kosova - një hap larg medaljes së bronztë në Kampionatin Botëror 

Sporti

Kosova - një hap larg medaljes së bronztë në Kampionatin Botëror 

Nga: K.G. Më: 27 tetor 2023 Në ora: 21:22
Kosova

Kosova ka vazhduar me rezultate të lakmueshme në Kampionatin Botëror të karatesë, që po mbahet në Budapest të Hungarisë.

Vashat tona do të përgatiten për sfidën e madhe të së dielës, ku janë shumë afër suksesit.

“Kosova e fortë për Francën dhe Zvicrën.

Kosova është një hap larg medaljes së bronztë në Kampionatin Botëror.

Vashat e Kosovës të dielën luftojnë për medaljen e bronztë: Fortesa Orana, Vlera Qerimi, Hatixhe Zejnullahu, Albulena Gërvalla.  

Të dielën vashat tona luftojnë për medalje kundër Kazakistanit.

Kombëtarja e Kosovës e djemve u rendit në vendin e 9 në botë.

Nuk munden ta kalojnë Jordaninë dhe më repesazh me Italinë nuk kaluam më tutje. 

Shtabi teknik i udhëhequr nga selektori Muhamet Rexhepi u ndanë shumë të kënaqur me paraqitjet e ekipeve të Kosovës në këtë kampionat dhe urojmë të marrim medalje të dielën”, njofton Federata e Karatesë së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat