E shoqëroi gjatë vizitës në Shqipëri, Lorik Cana zbardh detaje nga takimi me presidentin Macron

Sporti

E shoqëroi gjatë vizitës në Shqipëri, Lorik Cana zbardh detaje nga takimi me presidentin Macron

Më: 29 tetor 2023 Në ora: 08:24
Lorik Cana

Ai ka folur edhe për takimin që pati me presidentin francez, Emmanuel Macron, të cilin e shoqëroi gjatë vizitës së tij në vendin. Ish-kapiteni i Kombëtares zbuloi se Macron i ka thënë që ishte fans i tij, për shkak se është tifoz i Marsejës, skuadra franceze ku Cana ka luajtur dhe ka qenë kapiten.

“Ma ka dërguar ftesë që të isha pjesë e delegacionit kulturor, si njeri që ka krijuar ura mes dy vendeve. E pranova direkt ftesën dhe të udhëtoja me të. Në 2 orë e 30 minuta me të, e takova vetëm për 30 minuta. Ai erdhi i fundit, takoi të gjithë njerëzit që ishin aty. Unë iu prezantova, ai më tha që të njoh shumë mirë dhe që ishte fans i imi. Pas një orë, një orë e ca, më ftoi tek pjesa e avionit ku qëndronte Macron. Ne kishim të drejtë që në pjesën e dytë të bënim foto etj, në pjesën e për nuk lejohej të merrej telefoni. Ai më kishte ruajtur vendin pranë tij, pastaj e ndihmova dhe për fjalimin e tij shqip. Ishte një komunikim interesant, dy tifozë të Marsejës. Ishte kurioz edhe për Shqipërinë, pastaj folëm dhe për Kosovën.

Unë i fola për marrëdhëniet me Serbinë, shumë gjëra, jo për ndeshjen, i thashë që jemi të drejtuar drejt Evropës dhe duam të gjejmë vendin tonë në Evropë.

Unë i dhashë dy dhurata, së pari fanellën e Kombëtares si simbol bashkimi dhe suksesi për ne shqiptarët. Dhe dhurata e dytë, ishte fanella e fundit që kam mbajtur si kapiten i Marsejës. Ishte tepër personale si dhuratë.”- tha Cana.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat