Curri për medaljen e bronztë në Botëror: Kjo i jep forcë karatesë tonë

Sporti

Curri për medaljen e bronztë në Botëror: Kjo i jep forcë karatesë tonë

Nga: K.G. Më: 29 tetor 2023 Në ora: 13:05
Kosova

Isak Curri, trajner i kombëtares së Kosovës, ndihet krenar për suksesin e madh që kanë arritur sot në Kampionatin Botëror që po mbahet në Budapest të Hungarisë.

Kombëtarja e Kosovës është fituese e medaljes së bronztë, pasi që e mposhti me rezultat 2:0 Kazakistanin.   

“Është sukses i madh.

Kjo i jep forcë karatesë, që te kemi paraqitje në aktivitetet e ardhshme”, tha Curri për gazetën kombëtare “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat