Nazmi Gashi tregon se çfarë iu tha vashave tona para se të tronditin Kazakistanin 

Sporti

Nazmi Gashi tregon se çfarë iu tha vashave tona para se të tronditin Kazakistanin 

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 29 tetor 2023 Në ora: 15:43
Kosova

Karateistet e kombëtares së Kosovës sot kanë shënuar suksesin me të madh në histori të sporteve ekipore të vendit tonë.

Kosova u stolis me medalje të bronztë në Kampionatin Botëror që po mbahet në Budapest.

Dita e diel, 29 tetor të vitit 2023, është ditë e veçantë e karatesë dhe e sportit të Kosovës.   

Sukses historik dhe që e lartëson shtetin në tre vendet e para në botë.

Sekretari i përgjithshëm i Federatës së Karatesë së Kosovës, Nazmi Gashi, nuk ka pse mos të jetë në qiellin e shtatë, ky sukses që kanë arritur sot vashat tona, trimëreshat tona, shumë sporte në vendin tonë e ëndërrojnë.

Kosova e ka tronditur Kazakistanin duke e mposhtur me rezultat 2:0.

Duke i mposhtur medalistet e bronzta olimpike. 

Z. Nazmi Gashi, një sukses I madh, a keni besuar të kjo mrekulli, cila ishte arma kryesore?

Besimi dhe këmbëngulësia për ta ngritur sa me lartë Kosovën.

Motivi i ekipit ka qenë shumë i qartë dhe mbrëmë ju thash që pavarësisht një kundërshtari të fortë ne do ja dalim.

Vajzat kishin besim në vete dhe ishim të përgatitur si ekip që do ja dalim.

Falënderojmë kryetarin e Federatës z. Besart Barutin për mbështetjen dhe besimin e treguar në ekipin tone.

Urime Kosovë”, thotë Gashi për gazetën kombëtare “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat