Violeta Kika e rrezikuar në Kosovë, kroatët e thërrasin Dardanko! Trajneri slloven e befason për Prishtinën

Sporti

Violeta Kika e rrezikuar në Kosovë, kroatët e thërrasin Dardanko! Trajneri slloven e befason për Prishtinën

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 29 tetor 2023 Në ora: 17:21
Primozh Gliha dhe Violeta Kika

Violeta Kika është emër i njohur, jo në skenën sportive por si aktiviste shumëvjeçare në politikë! 

Violeta tash e sa muaj është larguar nga Kosova dhe jeton në Hrvar, në ishullin dalmat të Kroacisë.

Punon në Hrvar.

Image

Sasha Donçiç e Violeta Kika

Ajo ka takuar gjatë një gare të peshkimit edhe selektorin e kombëtares së Kosovës, Primozh Gliha dhe Sasha Donçiç, babain e basketbollistit Luka Donçiç.

Violeta flet për të gjitha nga pak, pse u largua nga Kosova dhe si jeton në Hrvar, dhe çka i tha selektori i Kosovës, Primozh Gliha!

Image

 “Bota sot”: Pse shtegtuat në Hrvar të Dalmacisë?

Violeta Kika: Frika dhe dëshira për jetën!

“Bota sot”: Si po e mendon, jetojmë në paqe, pse frika?

Violeta Kika: Pas një raportimi në institucione përgjegjëse për shmangien milionëshe të tatimit në kompaninë ku kam punuar 14 muaj, unë kërcënohem me jetë.

Ata që do duhej të më merrnin në mbrojtje heshtën. Me ndihmën e një mikeshe, unë e gjeta veten në Hvar.

“Bota sot”: Si është të jetosh në ishull? 

Violeta Kika: Është mërgimi më i bukur që shumica e kishin dashur,  jeta në ishullin Hvar dhe qytetin Hvar, është një tregim i bukur. Këtu kam gjet mikpritje/ngrohtësi miqësore dhe kam respektin, që as nuk e kam pritur. Më thonë ti je Dardanja jonë, ne jemi Dalmat e tu. Shumica më thërrasin Dardanko. Punoj në profesionin tim, në rrjetin më të madh të marketeve në Kroaci. Veç malli për të dashurit do të më kthen në Kosovë.

“Bota sot”: Pse nuk do të kthehesh?

Violeta Kika: Veç nëse ndodh ndonjë mrekulli, e unë mrekullive nuk ju besoj. 

“Bota sot”: Primozh Gliha? 

Violet Kika: Në qytetin e Hvarit në fund të sezonit veror, të gjitha gastronomit e Hvarit dhe Sinjës organizojnë garën e peshkimit, ‘Peskafondo & Big Game Fishing’, organizim që ka filluar para 3 viteve në mes disa miqve, dhe që ka tejkaluar idenë e organizatorëve. Këtë vit ishin 44 ekipe garuese.

Në mbrëmjen pas garave ditore, shtrohet darka dhe hahen ato që janë peshkuar gjatë garës, dhe konsumohet vera më e mirë e ishullit.

Mes miqve të mi, ishte edhe Primozhi, edhe pse slloven unë u lumturova se mu duk sikur e kishte sjellë pak Prishtinë me vete. 

Kur e pyeta për Prishtinën, me emocion me tregoj se atje ka gjetur mikpritje, ngrohtësi, dhe si detaj ju tha miqve, "nëse 3 herë në ditë të takon i njëjti person, 3 herë të përqafon, rinia kosovare besoj tha që është më e shëndosha, dhe ku do që hynë e shkon, ti vetem rini sheh.

Ai më tregoj që ka edhe tri lojë me kombëtaren e Kosovës dhe më tha se me datën 12 nëntor e ka lojë me Izraelin.  

E  pasi që unë e kërkova një fotografi me të, u lajmërua edhe Sasha Donçiç me të cilin ishin bashkë. Me buzëqeshje më tha, meqë një sllovenit ti i kërkove fotografi, a te bëjmë edhe ne dy kosovarët bashkë.

I thash nëse më fol shqip, ai qeshi fort e tha jo nuk di, jam i lindur në Klinë, jetoj në mes Sllovenisë dhe Amerikës. Aty e kuptova kush është Sasha Donçiç. 

“Bota sot”: Pra, ju nuk e dinit kush ishin ata?

VIoleta Kika. Jo se kisha më të voglën ide, po më erdhi mirë që i takova!

“Bota sot”: Violeta në të ardhmen?  

 VIoleta Kika: Sigurisht që do të jetë shumë ndryshe nga e kaluara, sidomos ndryshe nga 17 vitet në politikë.

 Vështirë është hera e parë,  e di se diku në botë, e në jetë, po më pret diçka edhe më e mirë! 

“Bota sot”: Ke hequr dorë nga politika? 

Violeta Kika;: Përfundimisht po. Duhet të jesh i butë e i lakueshëm, të merresh me politikë.  

"Bota sot": Po partia?

VIoleta Kika: Si e keni motin në Prishtinë!? Faleminderit gazetës “Bota sot” për bisedën. 

Është mirë kur dikush të kujton për ndonjë kontribut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat