Shaban Tërstena: Ju lumtë Albulenë, Hatixhe, Fortesë dhe Vlerë

Sporti

Shaban Tërstena: Ju lumtë Albulenë, Hatixhe, Fortesë dhe Vlerë

Nga: K. Goca Më: 29 tetor 2023 Në ora: 21:49
Foto ilustrim

Kampioni olimpik në vitin 1984 dhe nlnkampion olimpik në vitin 1988, legjenda e mundjes Shaban Tërstena, ka uruar vajzat e kombëtares së Kosovës, për medaljen e bronztë në Kampionatin Botëror të karatesë që u mbajt në Budapest të Hungarisë.

Sportisti më i mirë i të gjitha kohërave, Tërstena, uron stafin kombëtar dhe Kosovën për këtë sukses. 

Vashat që lartësuan shtetin Fortesa Orana, Vlera Qerimi, Hatixhe Zejnullahu  e Albulena Gërvalla.

“Shkurt e shqip, vetëm me vajza Kosova po shkruan historinë e sportit kosovar. 

Ju lumtë juve vajza që e keni derdhur djersën për Kosovën, Albulenë, Hatixhe, Fortesë dhe Vlerë.

Urime edhe stafit të kombëtares për suksesin e arritur, medaljen e bronztë nga Kampionati Botëror i karatesë. 

Ky është fillimi, të vazhdoni rrugën e sukseseve, se edhe viti i ardhshëm vjen shpejt, pra Kampionati Evropian dhe Botëror, suksese”, ka uruar Tërstena.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat