Bad News Eagles bien në duar të organizatës së legjendës, David Beckham

Sporti

Bad News Eagles bien në duar të organizatës së legjendës, David Beckham

Më: 14 nëntor 2023 Në ora: 13:23
Bad News Eagles

Bad News Eagles kanë rënë në duar të sigurta.

Ekipi kosovar i video-lojës CS-GO janë bërë pjesë e organizatës “Guild esports”, ndërsa tash e tutje “Shqiponjat” do të quhen “Guild Eagles”.

Vlen të përmendes se njëri prej katër aksionarëve të organizatës “Guild” është legjenda angleze e futbollit, David Beckham.

Ekipi ynë, siç dihet, përbëhet nga katërshja Flatro “⁠juanflatroo⁠” Halimi, Rigon “⁠rigoN” Gashi, Genc “⁠gxx-⁠” Kolgeci, Sener “⁠SENER1⁠” Mahmuti dhe Dionis “⁠sinnopsyy⁠” Budeci.

Ata deri tash ishin veç një ekip, pa mbështetje nga ndonjë organizatë e njohur, përkundër sukseseve që i arritën në vitet e fundit, përfshirë këtu pjesëmarrjen në tre Majors, ku arriti madje edhe në fazën Legends.

“Me publikimin e CS2, ne kuptuam se nuk kishte kohë më të mirë për ne për të rritur praninë tonë në Counter-Strike. Trajektorja e listës së Bad News Eagles ka qenë frymëzuese dhe mishëron qëndrimin që vlerësojmë këtu në Guild Esports – ne mezi presim t’i mbështesim ata në udhëtimin e tyre në CS2”, u shpreh Jasmine Skee, shef ekzekutiv i “Guild Esports”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat