Ushtria franceze angazhon 15 mijë forca në ndihmë të policisë përgjatë Olimpiadës

Sporti

Ushtria franceze angazhon 15 mijë forca në ndihmë të policisë përgjatë Olimpiadës

Më: 24 nëntor 2023 Në ora: 12:53
Foto ilustrim

Ushtria franceze do të angazhojë 15 mijë forca të saj përgjatë 15 diktëve që do të zhvillohen Lojërat Olimpike “Paris 2024”.

Lajmin e konfirmoi Christophe Abad, shefi i forcave të ushtrisë në Paris, gjatë një takimi me shefin e policisë së kryeqytetit francez.

Pjesa më e madhe të forcave ushtarake, rreth 10 mijë, do të angazhohen në zonat strategjike të Parisit dhe ku do të zhvillohen disa nga eventet kryesore.

Ndërsa pjesa tjetër do të monitorojë terrenin e shpërndarë në çdo cep të qytetit.

Një pjesë e ushtrisë do të dislokohet edhe në zonat detare, ku do të zhvillohen disa disiplina sportive, si garat me vela, ato të sërfit etj. Nuk do t’i lihet asgjë rastësisë, teksa kontrollet do të jenë të shumta si para ashtu dhe përgjatë Olimpiadës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat