Shega Hashani e jashtëzakonshme, kampione e Kosovës   

Sporti

Shega Hashani e jashtëzakonshme, kampione e Kosovës   

Nga: K. G. Më: 26 nëntor 2023 Në ora: 21:32
Shega Hashani

Pingpongistja e talentuar Shega Hashani ka shënuar edhe një sukses të madh me topin e celuloidit.

Shega është kampione e Kosovës ndër senioret.

Shega është treguar e jashtëzakonshme, ndërsa trajneri i saj Ridvan Hashani, tha se është edhe një sukses falës punës dhe talentit të kësaj vajze. 

“Shega Hashani shpallet kampione e Kosovës për seniore në turneun “Dita e Flamurit”.

Edhe njehere Shega Hashani dëshmoi që është pingpongistja më e mirë në kategorinë e senioreve të Kosovës dhe anëtare e rregullt e kombëtares tonë duke rrëmbyer sot titullin e kampiones për nder të ditës se flamurit kuq e zi.

Urime me të mira për Shegen dhe trajnerin e saj të dëshmuar tanimë Ridvan Hashani”, shkruan në faqen e KPP “Ahmet Hoxha” nga Ferizaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat