U nis nga Prishtina duke vrapuar për të nderuar Festën e Flamurit, momenti kur arrin në Tiranë atleti Erzen Zyberaj

Sporti

U nis nga Prishtina duke vrapuar për të nderuar Festën e Flamurit, momenti kur arrin në Tiranë atleti Erzen Zyberaj

Më: 28 nëntor 2023 Në ora: 15:14
Erzen Zyberaj

Atleti Erzen Zyberaj, i cili është nisur dje nga Prishtina për në Tiranë në vrap, ka arritur sot atje rreth orës 14:30. Ai ka shkuar në Tiranë për të nderuar Festën e Flamurit, 28 Nëntorin.

Pamje nga arritja e tij në Tiranë ka publikuar faqja “Maraton Albania”. Në këto pamje, ai shihet duke vrapuar me flamurin e Republikës së Kosovës në Sheshin “Skënderbe” në Tiranë.

“Mbërritja me suksese nga Skënderbeu i Prishtinës deri sheshin Skënderbe ne Tirane e maratonomakut Erzen Zyberaj.

Jemi shume te lumtur qe morem pjese ne mbylljen e kesaj gare dhe ne si shoqata Maraton Albania i urojme Erzenit shume suksese 👏👏👏”, thuhet në postim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat