Fshati olimpik do të dorëzohet në kohë

Sporti

Fshati olimpik do të dorëzohet në kohë

Më: 20 dhjetor 2023 Në ora: 18:21
Foto ilustrim

Kur kanë mbetur pak më shumë se gjashtë muaj para fillimit të Lojërave Olimpike “Paris 2024”, Fshati Olimpik është pothuajse i përfunduar.

Kështu njofton kompania e ndërtimit, përgjegjëse për ofrimin e objekteve olimpike.

“Me kënaqësi njoftoj se punimet në fshatin olimpik janë drejt përfundimit, dhe objekti do të dorëzohet përpara afatit” – tha në një konference për shtyp, kryetari i kompanisë së ndërtimit, Nicolas Ferrand.

Ai konfirmoi se të gjitha punimet në ndërtesat ku do të akomodohen sportistët gjatë ditëve të olimpiadës janë kryer me cilësi dhe brenda të gjitha standarteve.

Ferrand gjithashtu deklaroi se të gjitha objektet e tjera që ka marrë përsipër, t’i ndërtojë komapnia e tij do të ndërtohen brenda atat. Madje me shumë siguri ai theksoi edhe faktin se nga buxheti i përcaktuar për këto ndërtesa nuk do të shpenzohet asnjë euro më shumë.

“Nuk ka asnjë euro publike shtesë mbi apo nën buxhetin që na është dhënë në 2018”, - thotë ai. Lojërat Olimpike në Paris do të zhvillohen midis 26 korrikut dhe 11 gushtit, e ndjekur nga Lojërat Paralimpike nga 28 gusht deri më 8 shtator.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat