Albion Ymeri e Albina Bojaxhiu, laureatët e vitit 2023 

Sporti

Albion Ymeri e Albina Bojaxhiu, laureatët e vitit 2023 

Nga: K. Goca Më: 22 dhjetor 2023 Në ora: 12:10
Presidenti i FTK-së, Naim Gashi, Albion Ymeri dhe Ismet Krasniqi, president i KOK-ut

Federata e Triathlonit e Kosovës ka shpallur më të mirët për vitin 2023.   

Në ceremoninë solemne në “Wendum” ishin të pranishëm shumë figura të njohura, Ismet Krasniqi president i Komitetit Olimpik të Kosovës, Ibër Alaj, drejtor i Departamentit të Sportit të Kosovës etj.   

Naim Gashi, Federata e Triathlonit e Kosovës, tha se ka qenë një vit i suksesshëm me pretendime që viti i ardhshëm të jetë edhe më i mirë. 

Image

Presidenti i FTK-së, Naim Gashi, Albina Bojaxhiu dhe Ibër Alaj, drejtor i DSK-së

Albion Ymeri e Albina Bojaxhiu, laureatët e vitit 2023 në triathlonit.

Juniori i vitit është shpallur Genc Isufi, ndërsa juniorja e vitit Enildaa Zeqiri.

Image

Pionieri i vitit Amar Maxhuni, kurse pionierja e vitit Arzana Bllaca.

Federata ka zgjedhur edhe shpresat e vitit, ky çmim i takoi Flaunit Buzhalës e Amara Maxhunit.

Image

Trajner i vitit Besnik Jashanica, ndërsa refer i vitit Agron Ismajli

Punëtori sportiv i vitit Rejhan Krasniqi.

Gazmend Maxhuni, sekretar i përgjithshëm i federatës, tha se rezultatet janë të mira sidomos është i kënaqur që ka shumë talent ky sport.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat