“Paris 2024”, përfundon skenari i ceremonisë

Sporti

“Paris 2024”, përfundon skenari i ceremonisë

Më: 31 janar 2024 Në ora: 19:48
Pamje

Kur kanë mbetur më pak se 6 muaj deri në nisjen e Lojërave Olimpike “Paris 2024”, është përfunduar tashmë skenari i ceremonisë së hapjes së kësaj olimpiade. Parashikohen 3 orë festime dhe një plan B për të papriturat e motit që mund të ndodhin atë ditë.

Thomas Jolly  dhe Thierry Reboul janë arkitektët e ceremonisë së hapjes së Olimpiadës “Paris 2024”. Ata sapo kanë përfunduar së shkruari skenarin i cili parashikon, tre orë festime në Seine, duke kombinuar një paradë detare dhe një performancë artistike.

Muzika, kinemaja dhe gastronomia do të jenë në qendër të vëmendjes. Provat e para janë planifikuar të bëhen në mars, në një bazë detare larg syve të kureshtarëve.

Thomas Jolly, drejtor artistik i ceremonive olimpike dhe paraolimpike Paris 2024 u shpreh: "Ideja ishte që të vizitoheshin të gjitha vendet përgjatë rrugës 6 kilometra. Ka monumente që dëshmojnë historinë e madhe dhe të vogël të Francës”.  Ekipet teknike dhe artistike kanë menduar edhe për një plan B për të papriturat e motit.

Për këtë sqaron Thierry Reboul, Drejtor i Ceremonive, Paris 2024:

"Ne kemi një sërë planesh emergjence, të cilat na lejojnë të reagojmë në rast të një ngjarjeje.

Atë ditë mund të ketë një valë të nxehti ose mund të shpërthejë një stuhi që do të pengojë lundrimin e varkave mbi Sen. Por kemi menduar disa gjëra alternative”.

200 varka do të kalojnë mbi Sen gjatë ceremonisë dhe për kapitenët e këtyre varkave ky një nder i jashtëzakonshëm. Pascal Beauquis, kapiteni i parë i "Le Rhône" tregon:

"Është një nder i vërtetë, të marr pjesë në këtë paradë, jam 61 vjeç, po i afrohem pensionit. Kurrë nuk e kisha menduar një surprizë të tillë në fund të karrierës time”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat