Nazmi Gashi: Kosova po përfaqësohet me simbole në shtetin që nuk e njeh 

Sporti

Nazmi Gashi: Kosova po përfaqësohet me simbole në shtetin që nuk e njeh 

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 9 shkurt 2024 Në ora: 14:45
Flamuri i Kosovës mes shumë shteteve

Kombëtarja e Kosovës synon rezultate sa më të mira në Kampionatin Evropian për kadet, junior dhe U21, që po zhvillohet në Tbilisi të Gjeorgjisë.

Sekretari i përgjithshëm i Federatës së Karatesë së Kosovës, Nazmi Gashi, tha se atmosfera është shumë e mirë para sfidës së madhe evropiane. 

Ekipi i karatesë nga Kosova po përfaqësohet në kampionatin Evropian të karatesë për Kadet, Junior dhe U21 në Tbilisi të Gjeorgjisë. 

Image

Ekipi i Kosovës po përfaqësohet me simbole dhe si i barabartë me shtetet tjera edhe pse Gjeorgjia nuk e njeh shtetin e Kosovës”, thotë Gashi për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Gashi shpreson në rezultate të mira duke thënë: “Atmosfera është shumë e mirë dhe presim paraqitje të mirë dhe lutemi për rezultate”.

Pjesë e ekspeditës janë dy zyrtarë, kryetari Besart Baruti dhe sekretari Nazmi Gashi dhe 21 Garues/e, dy gjyqtarë, dy trajnerë.

Gashi ankohet se federatës i është bërë e padrejtë nga MKRS-ja.

“Edhe pse MKRS i ka pezulluar licencën përkohësisht (padrejtësisht) dhe kështu duke ndalur fondet e financimit te garave, 

FKK me plotë probleme financiare duke falënderuar kryetarin Besart Baruti po arrin të realizoj me plot sukses kalendarin e garave vendore dhe ndërkombëtare. Kosova e te gjithëve”, ka përfunduar Gashi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat