Behije Mustafa lufton për medaljen e bronztë në Kampionatin Evropian! KK Sharri: Presim fitore 

Sporti

Behije Mustafa lufton për medaljen e bronztë në Kampionatin Evropian! KK Sharri: Presim fitore 

Nga: K.G. Më: 10 shkurt 2024 Në ora: 19:25
Behije Mustafa dhe trajneri Qëndrim Shaqiri

Në Tbilisi të Gjeorgjisë po mbahet Kampionati Evropian për të rinjtë, ndërsa garuesit tanë synojnë medalje në këtë ngjarje të madhe.

Klubi i karatesë Sharri i Ferizajt i uron suksese garueses së saj, Behije Mustafa.

“Garuesja e klubit tonë, Behije Mustafa, nesër lufton për medaljen e bronztë në kategori U21 -68 kg. 

Në Kampionatin Europian që po mbahet në qytetin e Tbilisit. 

Ajo kishte një paraqitje të shkëlqyeshme ku pas 3 fitoreve ,në gjysmëfinale u ndal nga garuesja e Italisë.
Behija - është fituese e medaljes së bronztë evropiane në kategorinë e junioreve në vitin 2021.

Presim që nesër Behija të na bëj krenar të gjithëve, klubin tonë, qytetin e Ferizajt dhe të gjithë Kosovën”, shkruan në faqen e KK Sharrit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat