Albin Osmani shpallet sportist i vitit në Ferizaj

Sporti

Albin Osmani shpallet sportist i vitit në Ferizaj

Më: 13 shkurt 2024 Në ora: 21:09
Albin Osmani e pranon çmimin nga drejtorja Xhemile Murati - Shabani

Në një atmosferë madhështore, komuna e Ferizajt shpalli më të mirët për vitin 2023.

Ishte një punë e mundimshme e komisionit për të zgjedhur më të mirët ndër më të mirët në secili kategori.

Në ceremoni morën pjesë emrat e sportit, figura politike e kulturore, pastaj drejtorja e Drejtorisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit Xhemile Murati-Shabani, drejtori i Urbanizmit Arbër Bytyqi, zyrtarë komunal si dhe klubet sportive.

Image

Xhemile Murati – Shabani e vlerësoi vitit 2023, si vit të mirë sportiv. 

Në teatrin e qytetit “Adriana Abdullahu”, sonte është bërë zgjedhja e sportistit për vitin 2023. 

Image

Më të mirët

Kjo ngjarje vijoi me ndarjen e mirënjohjeve, medaljeve dhe kupave për sportistët më të mirë dhe kontribut dhënësit në sportin ferizajas gjatë vitit 2023.

Sportist i vitit 2023 u zgjodh Albin Osmani- bovlling. Albini është marrë më një sport që në Kosovë është sport i ri, e që  disa vite me radhe mbrojti ngjyrat e klubit të vetë dhe solli medalje kampionale komunës tone, prandaj ky garues ka  arritur që ta përfaqësoj Kosovën  edhe ne Kampionatin Mesdhetar,  e cila me plote merite u rreshtua në vendin e III-të. Albini për herë të parë solli  medaljen e parë mesdhetare shteti të Kosovës, por edhe komunës së Ferizajt.

Me mirënjohje post-mortum u nderuan Nazmi Hyseni dhe Bardhyl Haliti, ndërsa këshilli ka vendosur që me mirënjohje të nderojë edhe sportistet veteran të cilët edhe pse në moshë, kanë lënë gjurmë të thella në sportin Kosovar.

Me mirënjohje jetësore në sport u nderuan: Hysen Gurgurovci, Mehmet Sahiti si dhe Xhevat Xhemajli.
Në ceremoninë e shpalljes së sportistëve të vitit,  janë shpërblyer  edhe klubet sportive të personave me aftësi të kufizuara. Shoqata e të verbërve, shoqata “Hendikos”, shoqata “Hendifer” si dhe shoqata  “Handicap Kosova”.

Po ashtu në këtë manifestim është bërë edhe ndarja e çmimit special, ku ky çmim i takoi klubin e futbollit Dinamo, që është nënkampion i ligës së dytë të Kosovës, pozitë që ia siguroi hyrjen në ligën e parë të Kosovës grupi A, është kampion vjeshtor në ligën e pare dhe pretendent kryesor për të hyrë në superligë.

Trajner i vitit 2023 është Burim Çerkini nga klubi futbollistik “Dinamo”, ndërsa punëtori sportiv i vitit 2023 u shpall Halil Mahalla nga klubi i karatesë Kastrioti.

Gazetarja e sportit për vitin 2023 u zgjodh Çliresa Hasani, e cila ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në promovimin dhe përcjelljen e ngjarjeve sportive gjatë një viti.

Çmimi i mjekut sportiv kësaj herë i takoi fizioterapeutit Shkumbin Rrahmani, referë të vitit 2023 u zgjodhën Qëndrim Vata dhe Festina Koxha, ndërsa pedagogu më  mirë i vitit u zgjodh Arta Ramadani. Po ashtu shoqata më e suksesshme për këtë vit u zgjodh Shoqata e pedagogëve të Kulturës Fizike.

Ekipi më i mirë e vitit u zgjodh klubi i shahut Ferizaj, ndërkaq sportistë pionier të vitit 2023 u zgjodhe: Orik Jashari-futbollist, Bulëza Mahmuti-hendbolliste, Pëllumb Alija-karateist si dhe Olti Behluli-pingpongist, ndërkaq më i miri prej pionierëve u zgjodh nga klubi i notit Kastrioti Shkëmb Reçica.

Çmime janë ndarë edhe për sportistet kadet të vitit 2023 e të cilët ishin: Amant Sejdiu-Pingpongist, Eljesa Salihu-xhudiste, Yll Mahalla-karateist, Oniks Grezda-futbollist. Por më i miri prej kadetëve është zgjedhur Lijana Iseni-karateiste.

Po ashtu u bë edhe zgjedhja e sportisteve junior për vitin 2023: Jetesa Baliu – Xhudiste, Aleja Veliu – Notuese, Ahmet Isufi – Shahist, dhe Loris Rexhepi – Automobilizëm. Por më i miri prej juniorëve është zgjedhur Artiol Shaqiri - karateist.

Ndërkaq 10 sportistet senior të vitit 2023 janë këta:
Alma Loku - Karateiste
Edon Sadriu - Futbollist
Behije Mustafa - Karateiste
Butrint Bytyqi - Volejbollist
Yllka Jashari -  Volejbolliste
Elbasan Thaci - Futbollist
Dardan Dugolli - Hendbollist
Blerton Nuha - Çiklist
Endrit Uruqi - Shahist
Shega Hashani – Pingpongiste

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat