Kjo është vajza e Kosovës që gjunjëzoi Millosheviqin e Serbisë 

Sporti

Kjo është vajza e Kosovës që gjunjëzoi Millosheviqin e Serbisë 

Nga: K.G. Më: 24 shkurt 2024 Në ora: 14:56
Alma Loki

Vajza që bëri krenar shtetin e Kosovës me titullin e kampiones së Ballkanit në kata në karate.

Një sukses i madh i Alma Lokit, e cila ka treguar vlerat e saja në kata në Podgoricë të Malit të Zi, duke e arritur medaljen e parë të këtij nivelit për shtetin tonë.

Komiteti Olimpik i Kosovës e ka përgëzuar për suksesin.  

“Alma Loki, kampione e Ballkanit.

Karateistja jonë, Alma Loki, fitoi medaljen e artë në Kampionatin Ballkanik të mbajtur në Podgoricë, disiplina e katave.

Loki shënoi pesë fitore, ndërsa për të artën mundi serben, Neda Millosheviq.

Është kjo medalja e parë ndërkombëtare e karatesë tonë në disiplinën kata”, ka uruar KOK-u.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat