Alma Loki me Flamurin e Kosovës para Serbisë! Serbët të prekur dhe fajësojnë malazezët 

Sporti

Alma Loki me Flamurin e Kosovës para Serbisë! Serbët të prekur dhe fajësojnë malazezët 

Nga: K. Goca Më: 25 shkurt 2024 Në ora: 21:24
Alma Loki - kampione, - në mes

Në Podgoricë është mbajtur Kampionati Ballkanik i karatesë. 

Karateistja Alma Loki e kombëtares së Kosovës është kampione e Ballkanit në kata për seniore.

Alma Loki me Flamurin e Kosovës para Serbisë! Serbët të prekur dhe fajësojnë malazezët.

Flamuri i Kosovës më lartë se ai i Serbisë, kjo ka çartur serbët.  

 “Përkatësisht, Flamuri i Serbisë dhe Kosovës kanë qëndruar pranë njëri-tjetrit në podium.

Vendin e parë e ka fituar Alma Loki, medaljen e argjendtë e ka marrë Neda Millosheviq, ndërsa pas tyre është shfaqur dukshëm simboli i një vendi të panjohur dhe flamuri i Serbisë.

Pse nuk e ndaloni këtë turp vëllezër malazezë?!

Flamuri i Serbisë dhe ai i shtetit të rrejshëm të Kosovës, njëri përkrah tjetrit”, ka shkruar pamfleti serb “sd.rs”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat