Agim Aliu: Bashkëbiseduam mbi synimet e sukseset që tashmë kanë shpërthyer kufijtë kombëtar

Sporti

Agim Aliu: Bashkëbiseduam mbi synimet e sukseset që tashmë kanë shpërthyer kufijtë kombëtar

Nga: K.G.. Më: 1 mars 2024 Në ora: 14:50
Pamje nga pritja

Karateisti Alma Loki është pritur nga kryetari i komunës së Ferizajt, Agim Aliu.

Alma është shoqëruar nga kryetari i KK Kastriotit, Halil Mahalla dhe kryetrajneri Gani Mahalla.

“Kafen e mëngjesit sot me Kampionen e Ballkanit, sportisten që të gjithëve na bëri krenarë, karateisten ferizajase Alma Loki, e cila mundi në finale garuesen nga Serbia, duke i sjellë kështu për herë të parë Kosovës medaljen ndërkombëtare të karatesë në disiplinën kata.

Bashkë me Almën, kryetrajnerin Gani Mahalla dhe trajnerin e Klubit të Karatesë Kastrioti në Ferizaj, Halil Mahalla, bashkëbiseduam mbi synimet e sukseset që tashmë kanë shpërthyer kufijtë kombëtar, duke i ofruar mbështetjen tonë të plotë”, ka shkruar Aliu në profilin e tij në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat