​Programi “Sport në shkolla” zgjon interesim të madh të të rinjve për sport

Sporti

​Programi “Sport në shkolla” zgjon interesim të madh të të rinjve për sport

Më: 11 mars 2024 Në ora: 08:56
Foto ilustrim

Federata e Basketbollit e Kosovës në bashkëpunim me Federatën e Sportit Shkollor, po vazhdojnë ta implementojnë pilot projektin për basketbollin 3x3 në shkolla në kuadër të programit qeveritar ‘Sport në Shkolla’.

870 nxënës nga 14 shkolla të ndryshme të Kosovës është numri i deritanishëm i fëmijëve që kanë shpreh interesim për basketbollin 3x3, dhe kjo tregon më së miri për punën që po e bëjnë në terren menaxherët e projektit nga dy federatat, koordinatorët dhe arsimtarët për masivizimin e basketbollit 3x3.

Inkuadrimi dhe praktikimi i sportit të basketbollit 3x3 si aktivitet jashtëkurrikular si dhe organizimi i garave, janë disa nga komponentët e fazës pilotuese të programit ‘Sporti në Shkolla’.

I cili synon që në të ardhmen të zgjerohet në më shumë sporte (aktualisht është edhe shahu) si dhe në më shumë shkolla dhe komuna.+

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat