Krasniqi e Aliti takuan presidentin e Federatës Evropiane të MuayThait

Sporti

Krasniqi e Aliti takuan presidentin e Federatës Evropiane të MuayThait

Më: 21 mars 2024 Në ora: 15:53
Krasniqi e Aliti takuan presidentin e Federatës Evropiane

Drejtuesit e KOK-ut, presidenti Ismet Krasniqi dhe sekretari i përgjithshëm, Besim Aliti, kanë pritur sot presidentin e Federatës Evropiane të MuayThait (EMF), Hasan Yildiz dhe përfaqësuesin e Federatës Ndërkombëtare të MuayThait (IMF), Erdogan Aydin, të cilët shoqëroheshin nga kryetari i Federatës së Muaythait të Kosovës, Shpetim Ahmetaj (FMAK).

"Presidenti Krasniqi, duke falënderuar mysafirët për vizitën, shprehu vullnetin dhe gatishmërinë për të thelluar edhe më shumë bashkëpunimin me muaythain, veçanërisht në synimin e madh të FMAK-së, marrjen e organizimit të Kampionatit Evropian, që parashihet të mbahet në nëntor të këtij viti.

Presidenti Yildiz dhe përfaqësuesi Aydin, shprehën mirënjohjen për mikpritjen, derisa vlerësuan lartë të arriturat e zhvillimit të muaythait në Kosovë në një kohë të shkurtër, duke thënë se bashkërisht do të mbështesin FMAK-në në masivizimin e këtij sporti në Kosovë.

Nga ana e tij, kryetari Ahmetaj, duke falënderuar mysafirët për vizitën dhe presidentin Krasniqi për pritjen, u shpreh optimist se me mbështetjen e KOK-ut, EMF-së dhe IMF-së, si dhe Qeverisë së Kosovës do të realizojë synimin e tij për të fituar të drejtën e organizimit të Kampionatit Evropian.

Palët diskutuan edhe tema tjera në interes të zhvillimit të muaythait në vendin tonë", njofton KOK.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat