Sadik Ferati: Dorentina është një shpresë e mundjes  

Sporti

Sadik Ferati: Dorentina është një shpresë e mundjes  

Nga: K.Goca Më: 24 mars 2024 Në ora: 18:07
Sadik Ferati e Dorentina Nezaj

Dorentina Nezaj, një emër që po vjen në sportin e mundjes.

Dorentina Nezaj ka përfunduar në vend të gjashtë në garën “Tallin Open” në Estoni.

Trajneri i Dorentina Nezajt, Sadik Ferati, shpreh fjalë miradijen për mundësen dhe me bindje të fortë se një ditë do të jetë ndër luftëtaret që do të kërkojnë suksese në garat e nivelit të lartë ndërkombëtar.

“Dorentina Nezaj e 6-ta në Tallin të Estonisë.Dorentina rangohet e 6-ta në listë dhe shpërblehet me medalje dhe diplomë.

Pjesëmarrës ishin 2193 nga 30 shtete të botës, shpërblimet nga organizatori i turneut ishin nga vendi i 1 deri 6-tl.,

Dorentina pas luftës së tretë, nuk u paraqit në tapet kundër Amerikanës Ryanne Mury🇺🇲 për shkak gjatë ndeshjes se fundit, mori një lëndim në këmbë, dhe ekipi emergjent e dërgoi në spital, pas tretmanit gjendja i përmirësohet. 

Dorentina është një shpresë e vërtet, sepse ajo garoi me mundëse 2 vite më të mëdha se mosha e saj. Duhet ende pune sakrificë që t’i arrij kulmin e këtij sporti.

Falënderojmë zyrtarët e FMK për kujdesin ndaj Dorentinës gjatë gjithë kohës.

Kurse Adisi dhe Indriti kishin një paraqitje të mirë shumë shpresëdhënëse duke e ditur që paraqiten për herë të parë në një garë të nivelit të lartë.

Adisi dhe Indriti vazhdojmë të qëndrojnë edhe disa ditë në kampin përgatitor ne Tallin”, ka shkruar Ferati në profilin e tij në facbeook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat