​Sukses edhe nga taekwondo, një medalje e artë dhe një e argjendtë për Kosovën

Sporti

​Sukses edhe nga taekwondo, një medalje e artë dhe një e argjendtë për Kosovën

Më: 2 prill 2024 Në ora: 16:37
​Sukses edhe nga taekwondo, një medalje e artë dhe një e argjendtë për Kosovën

Kombëtarja e Kosovës në sportin e taekwondosë ka shënuar sukses në garën ndërkombëtare “Ramus Open G1/E1”.

Në garën që u zhvillua në Shkup të Maqedonisë së Veriut, ekipi kosovar solli një medalje të artë, një të argjendtë dhe tri vende të pesta.

Imarah Vizdiklar me katër fitore të shënuara u stolis me medaljen e artë në grupmoshat e kadetëve, në kategorinë deri në 41 kilogramë, duke dëshmuar se e pret një e ardhme e ndritur në taekwondo.

Jon Gashi fitoi medaljen e argjendtë për junior, në kuadër të kategorisë deri në 73 kilogramë.

Ndërkaq, Shpend Miftari (junior, kategoria deri në 63 kilogramë), Sulejman Vizdiklar (senior, kategoria deri në 53 kilogramë) dhe Elion Agushi (senior, deri në 74 kilogramë), zunë vendet e pesta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat