Shqipëria kërkon kualifikimin në Olimpiadë

Sporti

Shqipëria kërkon kualifikimin në Olimpiadë

Më: 6 prill 2024 Në ora: 20:33
Pamje nga një garë

Në Baku të Azerbajxhanit ka nisur turneu kualifikues për në Lojërat Olimpike “Paris 2024” në sportin e mundjes.

Edhe Shqipëria përfaqësohet në këtë turne me disa nga mundësit e saj më të mirë, dy prej të cilëve kanë garuar, por pa sukses.

Në stilin greko-romak, në peshën 60kg, mundësi Bajram Sina u mund 9-0 që në duelin e parë, ku përballë kishte austriakun Aker Schmid. Për pasojë, ai u eliminua nga turneu.

Të njëjtin fat pati edhe mundësi Kevin Kupi në peshën 77kg. Ai u mund 2-0 nga mundësi finlandez Jonni Kunnari, duke u eliminuar që në sfidën e parë.

Me këta dy mundës ka përfunduar konkurrimi i mundësve tanë në stilin greko-romak, ndërkohë që nesër nisin duelet e stilit të lirë. Në këtë stil do të konkurrojnë mundësit Islam Dudaev në peshën 65kg dhe Paris Kerepi në peshën 125 kg.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat