Hasani: Çdo federatë të punojë me plan strategjik

Sporti

Hasani: Çdo federatë të punojë me plan strategjik

Më: 7 korrik 2017 Në ora: 16:20
Pamje nga konferenca

Në organizim të Komitetit Olimpik të Kosovës sot ka filluar kursi bazik për administrator të sportit për Federatën e Shenjëtarisë të Kosovës, i cili do të zgjasë dy ditë.

Kryetari i Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Hasani tha se qëllimi i këtij kursi është që çdo organizatë dhe federatë sportive të punojë me plan strategjik.

Hasani: Çdo federatë të punojë me plan strategjik

“Prandaj, Komiteti Olimpik i Kosovës vetë e ka përpiluar planin strategjik dhe tani dëshiron që çdo organizatë sportive dhe çdo federatë sportive të përpilojë, të mësohet, si përpilohet një plan strategjik dhe ta zbatojë atë plan strategjik, pra të punojë në mënyrë strategjike”, tha Hasani.

Ai po ashtu tha se vizitat e zyrtarëve të Komiteti olimpik kanë synim që të shohin gjendjen e Komitetit Olimpik të Kosovës, bashkëpunimin me federatat dhe planin strategjik.

Hasani: Treguam planin strategjik të Komitetit Olimpik

“Dhe këto dy ditë ne patëm rast të tregojmë t’iu tregojmë se cili është plani strategjik i Komitetit Olimpik dhe u pa se në qendër të vëmendjes janë sportistët, trajnerët, administratorët sportivë, burimet njerëzore si çelës që krejt aktivitetet e tjera, pastaj të kryhen nëpërmjet njerëzve të shkathtë, të aftë, të dijshëm për të zbatuar planet strategjike”, tha Hasani.

Ndërsa, Pamela Vipond, zëvendës drejtore e programit të solidaritetit olimpik të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, tha se qëllimi i kësaj vizite është që të lehtësojnë punën e Komitetit Olimpik të Kosovës me anë të programeve të solidaritetit olimpik.

Vipond: Të lehtësojmë punën e Komitetit Olimpik

“Si përfaqësues e Komitetit Olimpik Botëror, si drejtoreshë e Solidaritetit Olimpik, misioni ynë i Solidaritetit Olimpik është që të asistojmë Komitetin Olimpik, atëherë ne vizitojmë Komitetet Olimpike për të parë klimën ku ata veprojnë, përditëshmërinë e tyre, punët dhe sfidat që ndeshin në mënyrë që ne me anë të misionit tonë, i cili ka për qëllim të zhvillojë vlerat olimpike të ndihmojë administratën dhe zhvillimin e sportit në këto shtete, ne duke kuptuar klimën. Jemi në gjendje që ne të shikojmë se si mund t’iu lehtësojmë më mirë ata, kështu që nga kjo pikëpamje vizita jonë e punës ka qenë pikërisht për t’u njohur saktësisht me specifikat e Kosovës, të Komitetit Olimpik të Kosovës dhe klimën ku punohet që ne të dimë se si t’ia lehtësojmë punën me mbështetjen tonë programeve të solidaritetit olimpik”, ka thënë Vipond.

Në kursin bazik për administratorë të sportit për Federatën e Shenjëtarisë Sportive të Kosovës kanë marrë pjesë federatat e shenjëtarisë sportive të vendit, zyrtarë të federatës, trajnerë e sportistë.

Ky është kursi i nëntë, i cili po mbahet nën organizmin e Komitetit Olimpik të Kosovës. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat