Jakupi: Më pret një sfidë e madhe në Tokio

Sporti

Jakupi: Më pret një sfidë e madhe në Tokio

Nga: Reshat Ibrahimi Më: 5 tetor 2018 Në ora: 11:53
Jakupi: Më pret një sfidë e madhe në Tokio

Berat Jakupi, karateisti i mirënjohur nga Gostivari dhe jo vetëm, nga data 12-14 tetor do të marrë pjesë në turneun e madh të karatesë “1 Premier League -Tokyo 2018”.

Ky është turneu i fundit i Premier League për këtë vit, në të cilin do të zgjidhen fituesit në kategoritë përkatëse. Turneu gjithashtu është i rëndësishëm për Jakupin, për  shkak se mbahet në prag të Kampionatit Botëror, i cili do të zhvillohet në Madrid me 5 nëntor 2018.

“Kjo garë më jep mundësinë që të testoj formën time para Kampionatit Botëror. Shumica e kundërshtarëve në Tokio do të jenë pjesëmarrës në Botëror, i cili do të mbahet në Madrid, në javën e parë të muajit nëntor. Më pret një sfidë e madhe në Tokio dhe shpresoj që nuk do t'i zhgënjej dashamirët e mi dhe veten”, tha Jakupi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat