Përsëri zjarr në Strugë

Struga

Përsëri zjarr në Strugë

Më: 29 mars 2019 Në ora: 00:44
Foto ilustrim

Kallami në bregun e Liqenit të Ohrit gjatë pasdites përsëri me zjarr. Në rrjetet sociale u publikua një video nga kalimtarë të rastit , ku shihet se si digjet kallami në Kalishtë të Sturgës.

Deri tani, në bashkëpunim me Prokurorinë Publike, MPB ngriti padi penale kundër katër personave për shkatërrimin e kallamit dhe uzurpimin e vijës së bregut të Liqeni të Ohrit.

Ministri Oliver Spasovski në pyetje të deputetëve, tha se padi penale është ngritur kundër një personi për uzurpimin e paluajtshmërisë në pronësi shtetërore.

Sa i përket prerjes së kallamit janë ngritur 2 padi penale për kryesin dhe porositësin. Është ngritur edhe padi penale kundër një inspektori që nuk i konstatuar faktet se ka ndezje dhe shkatërrim të kallamit dhe uzurpim në atë pjesë të liqenit. Spasovski tha se që kur MPB ka ngritur padi penale kundër inspektorit, ai ka ngritur padi penale kundër një kryesi të panjohur për të njëjtin rast.

“MPB do të vazhdojë pa kompromis të luftojë kundër cilin do kryes të këtyre aktiviteteve ilegale. Ju bëj apel institucioneve kompetente të zbatojnë ligjet për të mbrojtur pronën e Republikës së Maqedonisë”, tha Spasovski.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat