Komuna e Prishtinës hap thirrjen publike për aktivitete kulturore

Teatri

Komuna e Prishtinës hap thirrjen publike për aktivitete kulturore

Më: 8 shtator 2020 Në ora: 11:47
Foto Ilustrim

Drejtoria për Kulturë në Komunën e Prishtinës ka hapur thirrjen publike për fazën e dytë të financimit të projekt propozimeve për organizimin e aktiviteteve kulturore

Nëpërmjet njoftimi të bërë nga ana e Komunës tregohet se OJQ-të, individët dhe bizneset, në përputhje me këtë thirrje publike, mund të aplikojnë me projekt propozimet për organizimin e aktiviteteve kulturore në fushën e artit vizual, botimeve, kinematografisë, muzikës, trashëgimisë kulturore dhe turizmit, si dhe teatër.

Shuma minimale e mbështetjes financiare që mund të jetë për një projekt është 500.00€ , ndërsa shuma maksimale për një projekt është 13,000.00€.

Afati për dorëzimin e propozimeve është i hapur nga sot dhe vlen deri më 28 shtator.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat