“I Maskuari” ngjitet në skenë - Bota Sot
“I Maskuari” ngjitet në skenë

Teatri

“I Maskuari” ngjitet në skenë

Më: 31 tetor 2018 Në ora: 20:50
“I Maskuari”

Nga të gjitha plagët e shkaktuara nga lufta moderne guerile, ajo që lë ndoshta plagët më të thella emocionale, është ajo e familjeve të shkatërruara nga besnikëritë konfliktuale, duke zëvendësuar dashurinë familjare dhe besimin me dyshimin dhe mosbesimin.

Kështu shpërfaqet “I maskuari”, një dramë e fuqishme nga Ilan Hatsor.

Tre vëllezër palestinez janë të mbërthyer në një luftë për jetë a vdekje për shkak të mashtrimit dhe tradhtisë. Ngjarja është e vendosur në një fshat Palestinez, në bregun perëndimor në vitin 1990.

“Një dramë e tre vëllezërve palestinezë, të cilët sigurisht përballen me njëri tjetrin. Shkojnë deri në ekstrem falë momentit delikat kur pyet dhuna dhe përgjigjet dhimbja. Dhe konstatja që shoqëron këtë vepër është mesazhi që na nevojitet shumë komunikim dhe jo dhunë, jo diktat, jo imponim”, shprehet Milto Kutali, regjisor.

Mesazhet e autorit janë universale, historia e saj mund të ketë ndodhur në të njëjtën mënyrë në një numër qytetesh gjatë 20 viteve të fundit.

“Ne mendojmë se jemi shumë të dashur e shumë të mirë me njëri tjetrin, por kur futet problematika që është në vepër, atëherë natyra njerëzore mund të marri trajta të çuditshme e përbindëshe”, thotë Arben Derbehmi, aktor.

“Maskuar” bën bashkë Arben Derhemin, Alfred Trebickën, Ismail Shinon, por edhe Eri Rrugën, në rolin e vëllait të vogël paqtues.

Ndërsa sa i përket gjendjes së sotme teatrore mendimi i protagonistëve është që nuk ka më hierarki vlerash.

“Produksioni teatror, krijimtaria teatrore ka diktaturë brenda, nuk është demokratik arti, ka hierarki vlere. Për këtë vlerën hajde ballafaqohemi”, shprehet Alfred Trebicka, aktor.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...