Mirësevini në epokën digjitale, ku nuk zbatohet në praktikë koncepti “privatësi”.
Në vitin 2015, u raportua se Google mban një regjistër audio të të gjitha pyetjeve të ndryshme që kërkojnë funksionin e kërkimit përmes zërit, transmeton lajmi.net.
Nëse shkon në internet në një faqe të caktuar në llogarinë tënde të Google, mund t’i dëgjosh të gjitha ato pyetje që iu ke përgjigjur.
Në qershor të vitit 2015, Google lansoi një portal të ri ku një përdorues mund të gjente aktivitete të lidhura me llogarinë Google.
– Vizitoni linkun history.google.com dhe sigurohuni që jeni të kyçur në llogarinë tuaj të Google
– Në pjesën e sipërme të anës së majtë, klikoni ikonën e hamburgerit
– Shkoni në seksionin “Voice & Audio Activity”
– Rrëshqitni poshtë ekranin për të parë listën e audiove të incizuara
– Klikoni më pas një katror, për të selektuar audion që doni të fshini
Ndaloni së përdoruri funksionin e kërkimit përmes zërit, nëse doni që të mos përgjoheni këso forme.