Danimarka dëbon dy punonjës të ”Huawei”

Teknologji

Danimarka dëbon dy punonjës të ”Huawei”

Më: 4 shkurt 2019 Në ora: 17:45
Huawei

Danimarka vendosi të dëbojë dy punonjës të gjigantit kinez në fushën e telekomunikacionit ”Huawei” për dokumentacion të parregullta, njoftoi sot policia e Kopenhagës.

”Të enjten, policia e Kopenhagës kreu një kontroll rutinë për leje punësimi dhe qëndrimi (në ambjentet e Huawei). Në dy raste, autoritetet konstatuan se dokumentacioni nuk ishte në rregull’’, raportoi për median një burim nga policia.

Këta persona, identiteti i së cilëve nuk bëhet i ditur janë të lutur të largohen nga vendi.

”Huawei” i themeluar nga një ish-inxhinier i ushtrisë, Ren Zhengfei është i dyshuar se paraqet problem për sigurinë kombëtare të disa shteteve, të cilat nuk i kanë hapur dritën jeshile për instalimin e një rrjetit të internetit super të shpejtë 5G. /ATSH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat