Krimi kibernetik i kushton ekonomisë së Britanisë së Madhe 27 miliardë funte në vit, njoftoi sot qeveria në Londër.
Të dhënat, të lëshuara për herë të parë, janë një vlerësim i mesëm, që do të thotë se shpenzimet aktuale mund të jenë shumë më të larta, transmeton BBC.
Shuma e përgjithshëm e dëmeve nga krimi kibernetik përbëhet nga 21 miliardë funte dëmshpërblim nga ndërmarrjet, 2.2 miliardë funte i referohet qeverisë dhe 3.1 miliardë për qytetarë.
Ministri i Sigurimit, Neville-Jones, tha se qeveria ishte e vendosur të punonte me industrinë e IT për të luftuar krimin kibernetik.