Instagram po e teston sistemin për shikimin e videove së bashku me miqtë virtualë - Bota Sot
Instagram po e teston sistemin për shikimin e videove së bashku me miqtë virtualë

Teknologji

Instagram po e teston sistemin për shikimin e videove së bashku me miqtë virtualë

Më: 8 mars 2019 Në ora: 19:05
Instagram

Ndarja e momenteve më të mira me miqtë virtualë, po bëhet gjithnjë e më e lehtë.

Deri më tani, të gjithë kemi mundur ta shohim të njëjtën video në internet, teksa Facebook e ka mundësuar Watch Party, ku të gjithë mund ta përcjellin të njëjtën ngjarje së bashku.

Kompania është duke e testuar sistemin e njëjtë edhe për Instagram, apo së paku kështu pretendon Jane Mancun nga Hong Kongu i Kinës.

 

Duke shfrytëzuar Instragram Direct, ajo aktivizoi atë që duket sikur të jetë bisedë në grup, që transmetonte edhe pamjet e njëjta.

Ende nuk dihet se çfarë videove ka mundësi të transmetohen, apo është platformë tërësisht e re, që do të rivalizonte me Youtube.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat