Ndryshimi i madh i Instagramit, vjen me një funksion të ri

Teknologji

Ndryshimi i madh i Instagramit, vjen me një funksion të ri

Më: 22 mars 2019 Në ora: 00:45
Foto ilustrim

Tashmë në Instagram mund të blesh produkte nga disa marka pa u larguar nga platforma. Ky ndryshim që u prezantua mëngjesin e së martës, të dërgon te detajet e produktit, ku mund të shikosh se është shtuar opsioni: “Checkout on Instagram” (“Bli në Instagram”).

Nëse e klikon atëherë do të duhet të vendosësh të gjitha informacionet për vendndodhjen, pagesën dhe kartën bankare. Madje mund të gjurmosh dhe do të marrësh informacione lidhur me porosinë.

Sipas njoftimit zyrtar, të gjitha të dhënat janë të sigurta, kështu që, nuk është e nevojshme t’i rivendosësh për blerjet e tjera.

Ka produkte të disa markave prej të cilave mund të blini në Instagram nga disa emra luksozë si Balmain, Dior, Prada por dhe nga emra më ekonomikë si Zara, Adidas, H&M.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat