Rusia pohon se ka një ushtri robotësh

Teknologji

Rusia pohon se ka një ushtri robotësh

Më: 24 mars 2019 Në ora: 23:24
Foto ilustrim

Një ushtri e 'robotëve vrasës' që do të ndihmonte këmbësorinë në fushën e betejës është zbuluar në filmimet propagandistike, të lansuara nga Rusia.

Videoja, e lansuar nga Kremlini, duket të shfaqë teknologjinë e fundit të dronit të shtetit.

Kjo përfshin dhe tankun pa shofer të kontrolluar nga inteligjencën artificiale, që ndjek qëllimin e një ushtari: për të zhdukur objektivat me armatimin e vet.

Fondacioni i Kërkimit të Avancuar të Rusisë (ARF) tha se qëllimi përfundimtar është që të ketë një ushtri të robotëve, të kontrolluar plotësisht nga algoritmat.

Aktualisht, dronët pozicionohen së bashku me këmbësorinë që kontrollojnë në largësi automjetet, por në të ardhmen teknologjia do të jetë plotësisht autonome.

Kjo do të thotë se hardueri ushtarak do të jetë në gjendje të targetojë armiqtë dhe t’i eliminojë, pa ndërhyrje njerëzore.

“Evolucioni i robotëve luftarakë është në rrugën e rritjes së aftësisë për të kryer detyra në mënyrë autonome me një zvogëlim gradual të rolit të operatorit”, tha një zëdhënës i ARF për C41SRNET.

Video u ngarkua në YouTube nga ARF dhe tregon aftësitë vrastare të teknologjisë militare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat