Apple prezanton shërbimin TV+

Teknologji

Apple prezanton shërbimin TV+

Më: 26 mars 2019 Në ora: 09:39
Foto

Ceremonia u mbajt në Kaliforni dhe shefi ekzekutiv i Apple, Tim Cook, ishte i qartë që në fillim se eventi ishte organizuar për të njoftuar për shërbimet e reja, e jo për pajisjet e reja.

Jennifer Aniston, Steven Spielberg dhe Oprah Winfrey ishin ndër yjet që dolën në skenë në kinemanë e Apple për të njoftuar përfshirjen e tyre në projektet televizive me gjigantin e teknologjisë.

Platforma do të përfshijë shfaqje nga shërbimet ekzistuese si Hulu dhe HBO.

Programacioni në Apple TV+ pritet të përmbajë filma të suksesshëm dhe emisione të realizuara prej emrave më të njohur.

Apple njoftoi gjithashtu se do të lançonte një kartë krediti, platformë të lojërave dhe një aplikacion të zgjeruar të lajmeve.

Me këtë shërbim, Apple edhe zyrtarisht ka hapur luftën ndaj Netflix.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat