Prezantohet taksi fluturues kinez pa pilot

Teknologji

Prezantohet taksi fluturues kinez pa pilot

Më: 5 prill 2019 Në ora: 09:51
Foto

Teknologjia tani është e gatshme për prodhimin industrial, por qeveria është ende duke pritur për këtë avion, tha drejtori i marketingut i kompanisë kineze Derik Siong.

“Sfida jonë kryesore nuk është më teknologjia, por rregulloret dhe nëse publiku është i gatshëm të përdorë pajisje të tilla”, tha ai në një prezantim për mediat në kryeqytetin austriak, raporton AP, transmeton KP.

Gazetarët dhe fotografët u ftuan për një fluturim të shkurtër testues – një ngjitje vertikale prej dhjetë metrash, pasuar nga aterrimi në stadiumin e futbollit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat