Facebook, Instagram dhe Whatsapp do ndryshojnë

Teknologji

Facebook, Instagram dhe Whatsapp do ndryshojnë

Më: 1 maj 2019 Në ora: 08:45
Mark Zukerberg

Shefi i Facebook-ut Mark Zukerberg, ka paralajmëruar një seri ndryshimesh, përfshirë edhe platformat sociale, si Instagram dhe Whatsapp.

Ndryshimet e paralajmëruara vijnë si përgjigje e drejtpërdrejt ndaj kritikave  rreth asaj se si kompania mbron të dhënat e përdoruesve.

Zuckerberg tha se kompania ka në plan që të vendosë privatësinë në rend të parë.

Ai pranoi se i duhet shumë për të bërë për të rindërtuar besimin.

Në një fjalim p drejtuar zhvilluesve   Zuckerberg e  quajti  vendimin "një ndryshim madhor" në mënyrën se si funksionon kompania.

Disa nga ndryshimet përfshijnë: mesazhet në Messenger do të jenë të koduara me parazgjedhje që do të thotë se Facebook nuk do të shohë përmbajtjen e mesazheve si dhe platforma do të integrohet plotësisht me Whatsapp.

Aplikacioni Facebook është duke u ridizajnuar për të bërë grupet e komunitetit të centralizuara. Zuckerberg më parë ka thënë se ai beson se njerëzit në të ardhmen do të duan të flasin privatisht në grupe të vogla dhe komunitete.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat