Mos bini pre e këtij mashtrimi me Bitcoin, po ua infekton PC-në

Teknologji

Mos bini pre e këtij mashtrimi me Bitcoin, po ua infekton PC-në

Më: 29 maj 2019 Në ora: 07:34
Nëse jeni prekur nga ky mashtrim, iu rekomandohet që urgjentisht të ndërroni të gjitha fjalëkalimet

Një numër i madh i faqeve online kanë filluar të dërgojnë tek vizitorët një skemë mashtrimi, ku premton Bitcoin falas duke përdorur programin e tyre, të emëruar Bitcoin Collector.

Por, në fakt ky program nuk bën asgjë tjetër, përveç se instalon një virus që bënë vjedhjen e fjalëkalimeve në PC.

Ky mashtrim është promovuar në faqe të cilat premtojnë fitim në kripto-valutën Etherium, duke referuar faqen online të tyre.

Nëse jeni prekur nga ky mashtrim, iu rekomandohet që urgjentisht të ndërroni të gjitha fjalëkalimet, sidomos ato bankare dhe personale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat